Këngëtarja Dafina Zeqiri është emër shumë i dashur për publikun.
Tash e një kohë, Dafina është zhvendosur në Amerikë, ku edhe po punon për realizimin e ëndrrës së saj Hollywood-iane, shkruan lajmi.net.
Ajo ka qenë për fundvit aktive me disa koncerte në trojet shqiptare, më pastaj pushoi për disa ditë bashkë me nënën në Suedi dhe u rikthye në Amerikë.
Atje ajo i është rikthyer punës me projektet e reja, ndërsa sipas një postimi të bërë në rrjete sociale ajo ka performuar në ndejën që i parapriu “Grammy Awards”.
Në Instagram, Dafina ka postuar dy imazhe me të cilat tregon si duket me grim dhe si pa të, e që e tregon edhe atë se nuk e preokupton fakti që të publikojë foto pa pikë makijazhi në fytyrë. /Lajmi.net/

KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...