Këshilltari i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Jahja Lluka, Mbajtës i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, priti në takim Shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Agim Gashi.
Me këtë rast, ky i fundit në përkrahje të nismës për hartimin e Planit të Përbashkët të institucioneve kompetente, i dorëzoi Mbajtësit të Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, propozimet e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për përfshirje të mundshme.
Propozimet kyçe të KNKK-së ndërlidhen me zbatimin dhe plotësimin e bazës ligjore për çështjen e personave të zhdukur, mundësitë për sigurimin e informatave të reja, si dhe adresimi i çështjes së mbetjeve mortore të paidentifikuara.
Lluka falënderoi Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për propozimet e dorëzuara dhe i njoftoi rreth aktiviteteve të planifikuara nga ana e institucioneve kompetente të Kosovës për adresimin e kërkesave të drejta të familjeve dhe familjarëve të personave të zhdukur.
Palët u pajtuan që të intensifikojnë bashkëpunimin dhe koordinojnë aktivitetet në përpjekjen e përbashkët që familjet e personave të zhdukur të mësojnë sa më parë fatin dhe vendndodhjen e familjarëve të tyre të zhdukur, transmeton Klan Kosova.
Irani hedh poshtë kritikat e Trump për kërkesat e përfundimi...
Limaj kërkon të bashkohet me listën e PDK-së, Lladrovci: Ësh...
Specialja kundërshton interpretimin e raportit britanik, aku...
Kurti në Gjermani: Kosova ka potencial të madh në teknologji...
PDK mban sot mbledhje të kryesisë, pritet të diskutohet rikt...
Prokurimet Publike me inteligjencë artificiale, Rama: Sistem...