Chelsea pritet që gjatë ditës të zyrtarizojë transferimin e mbrojtësit të Romës, Emerson Palmieri.
Trajneri italian i Chelsea, Antonio Conte, ishte tejet i zemëruar me klubin anglez pasi që kishin dështuar në afatin kalimtar të verës, për të transferuar një mbrojtës të krahut të majtë.
Por, pas disa javë negociata me Romën për Palmieri, kampionët anglez do të kompletojnë transferimin e brazilianit.
Sipas gazetës italiane “Gazzetta dello Sport”, Chelsea ka arritur marrëveshje me Romën, transmeton arbresh.info.
23 vjeçari mund të zyrtarizohet si lojtar i Chelsea sot, pas pranimit të ofertës nga Roma, e cila është 18 milionë funte dhe katër milionë bonuse.
‘Blutë e Londrës’ po ashtu kanë qenë në bisedime me Romën për sulmuesin, Edin Dzeko, dhe se kishin shpresë se do t’i transferonin që të dy për shumën e 44 milionë funteve.

Megjithatë, negociatat me ish sulmuesin e Manchester City, Edin Dzeko, kanë ngecur për shkak të pagës së lartë të boshnjakut.
Gazzeta dello Sport raporton se bisedimet me Dzeko do të vazhdojnë në javën e ardhshme, pasi që Chelsea është koncentruar në marrëveshjen me Emerson.
Conte ka refuzuar të komentojë rreh spekulimeve për Dzeko dhe se vazhdimisht ka deklaruar se nuk ka nevoj për lojtarë të rinjë. /arbresh.info/
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...