Barcelona ka siguruar tri pikë të plota në ndeshjen e sotme (e diele) ndaj Deportivo Alaves.
Gjiganti katalunas ka përforcuar kreun duke fituar me rezultat 2 me 1 ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou ndaj skuadrës së trajnerit Aberlardo Fernandez në kuadër të xhiros së 21-të në La Liga, shkruan portali arbreshl.info.
Lionel Messi është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Superylli argjentinas i gjigantit katalunas është vlerësuar me notën 9.2 për paraqitjen fantastike dhe golin vendimtar të ndeshjes të realizuar nga gjuajta e lirë.

Me notë të lartë është vlerësuar edhe mesfushori Andres Iniesta (8.0), Ivan Rakitic (8.0) dhe Luis Suarez (7.7).
Philippe Coutinho, i cili bëri paraqitjen e parë në La Liga nën fanellën e Barcelonës, është lojtari me notën më të dobët (6.2)./arbresh.info/

Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës