Është traditë në Shtëpinë e Bardhë që Presidenti aktual të ketë disa gjëra personale aty.
Barack Obama shtoi disa piktura nga Edëard Hopper, ndërsa Xhorxh W. Bush e zbukuroi natyrshëm Ovalin në një ilustrim të një kauboji, transmeton portali arbresh.info
Por kur administrate Trump arriti në Muzeun Solomon R. Guggenheim të Nju Jorkut për të huazuar një pikturë të Van Gogh, ata si përgjigjje morrën një tualet prej arit.
Tualeti kishte tërhequr vëmendjen e rreth 100 mijë vizitorëve në muze.
Skulptura e krijuar nga artisti italian Maurizio Cattelan dhe e quajtur “Amerika” u krijua pasi artisti ishte frymëzuar nga fushata presidenciale e Trump.
Megjithatë, ka mbetur mister nëse Donald Trump e ka pranuar “dhuratën”, edhe pse është e ditur se Trump shquhet për “gjërat e tij të arta”./arbresh.info/

Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër