Në një deklaratë me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se anija e patrullimit Nikiforos të Forcave Detare Greke dhe varka e sigurisë bregdetare me numër LS-70, sot rreth orës 11.30 (sipas orës lokale) ka tentuar që të hyjë në rajonin e Ishujve Kardak.
Duke vënë në dukje se tentimi është parandaluar nga Forcat Detare Turke dhe Komanda e Sigurisë Bregdetare të Turqisë, në deklaratë thuhet se Forcat e Armatosura Turke (TSK) vazhdojnë që të mbrojnë me vendosmëri dhe këmbëngulje të drejtat dhe interesat e shtetit dhe të popullit të Turqisë, të cilat rrjedhin nga e drejta dhe marrëveshjet ndërkombëtare.
MPB e Turqisë bëri të ditur se nuk i ka lejuar ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos që të vendos kurorë lulesh në rajonin Kardak të Detit Egje me një anije luftarake./Anadolu Agency
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë