Energjia metabolike, replikimi i ADN-së, sinteza e proteinave dhe detoksikimi varen nga magnezi.
Aftësia e magnezit për t’i dhuruar trupit tonë shumë përfitime, e ka bërë atë të quhet ‘minerali magjik’, transmeton Telegrafi.
Duke pasur parasysh se magnezi gjendet në shumicën e ushqimeve dhe mund të fitohet përmes suplementeve, është lehtë të mendojmë se konsumojmë mjaftueshëm magnez.
Por, mesatarisht një të rrituri i nevojiten 270-400mg magnez në ditë, varësisht nga pesha e trupit, dhe nëse nuk e përmbushni këtë sasi ditore, trupi ju lajmëron përmes simptomave të ndryshme.
Kapsllëku
Kapsllëku shpeshherë është shenjë se duhet ta rritni sasinë e magnezit që e konsumoni.
Dhimbjet e muskujve
Nëse keni dhimbje të muskujve më shpejt se zakonisht, atëherë kjo mund të jetë si rezultat i mungesës së magnezit.
Magnezi shpeshherë përdoret për t’i ndihmuar muskujt të relaksohen dhe parandalon krijimin e acidit laktik.
Lodhja e pashpjeguar dhe ankthi
Nëse e gjeni veten duke vuajtur nga lodhja e vazhdueshme dhe ankthi, atëherë konsumoni më shumë magnez. Magnezi ka aftësinë ta kufizojë lirimin e hormoneve të stresit, ndërsa njëkohësisht vepron si filtër për të parandaluar hormonet të futen në tru.
Nis sot seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim ...
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision