Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri në konferencën vjetore të prokurorëve ka thënë se konsolidimi i një sistemi juridik,efikas si dhe zbatimi i drejtësisë si paanshmëri duhet të jetë një qëllim primar për të gjithë ne, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, ndarja e pushteteve mbetet kusht i domosdoshëm në rrugëtimin e përbashkët.
“Ndarja e pushteteve si dhe krijimi i mekanizmave që kanë për detyrë administrimin sa më të pavarur të drejtësisë sikurse që është vet sistemi i Prokurorisë së Shtetit mbetet kusht i domosdoshëm në këtë rrugëtim tonin të përbashkët”, ka thënë ai.
Tahiri, ka shtuar se shtylla e Prokurorisë së Shtetit është pashmangshëm një ndër shtyllat themelore të sistemit të drejtësisë.
“Shtylla e Prokurorisë së Shtetit është pashmangshëm një ndër shtyllat themelore të këtij sistemi përgjegjësia e së cilës lidhet me sjelljen para drejtësisë të atyre që kanë rënë ndesh me ligjin. Prandaj puna e prokurorisë ka peshë të madhe meqenëse paraqet hallkën e parë brenda nocionit të perceptimit të ekzistencës së një shteti që vepron me parimet e sundimit të ligjit”, ka thënë ministri Tahiri./arbresh.info/
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....