Cristiano Ronaldo nuk i është shmangur sfidave në stërvitje sot (e premte) në seancën stërvitore me skuadrën e tij pavarësisht lëndimit në sy.
Ylli portugez ka pësuar një lëndim të rëndë në sy në ndeshjen ndaj Deportivo La Corunas derisa po shënonte golin e dytë personal vikendin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Ronaldo u godit me atlete në sy nga ylli i Deportivo La Corunas, Fabian Schar, gjatë ndeshjes së zhvilluar vikendin e kaluar në kuadër të La Ligas.
Ai ka marrë trajtimin e duhur nga stafi mjekësor i Real Madridit në dhomën e zhveshjes pas fitore së thellë 7 me 1.

Sidoqoftë, lëndimi nuk e ka ndalur yllin portugez që të kryej stërvitjet ku madje nuk iu shmangte sfidave./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314509069070401/
Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama njofton për gjobat që ko...
Murati i përgjigjet Tahirit për rrogën e 13-të: Është në vul...
Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...