Kryeministri, Ramush Haradinaj iu është përgjigjur debatit të deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani e cila gjatë interpelancës së sotme ia përmendi Haradinajt disa raste të vdekjeve nga plumbat qorr.
Haradinaj ka thënë se nuk duhet të përzihet kjo temë me raste të tilla sepse sipas tij të gjithë ndajnë dhimbje për ato familje.
“Ndjenjat që ato familje kanë përjetuar nuk është privilegj i asnjërit këtu është ndjenjë që e ndajmë të gjithë. Nuk mundem me i keqpërdor një ngjarje të caktuar për tema të tilla.
Nëse është qëllimi më i ndihmu kuvendit me i ndihmu me ngrit vetëdijen, shiqyr, por nëse është qëllimi me ngjall dhimbje nuk jam i kësaj rruge. Vazhdojmë secili në pikëpamjen e vet.”, ka thënë Haradinaj.
E deputetja Vjosa Osman iu është kundërpërgjigjur se ligji është ligj dhe duhet të respektohet pa dallime si nga qytetarët ashtu edhe nga pushtetarët.
“Në zbatimin e ligjit nuk ka mes, nuk është Çështje e diskutimit është çështje e zbatimit të ligjit si për një zëvendëskryeministër si për të gjithë qytetarët e tjerë”, ka thënë Osmani./Arbresh.info/
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 milia...
Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, të paktën dhjetë vik...
Zgjedhja e Endrit Shabani si Avokat i Popullit, Rama: E zgjo...
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...
“Mos lëshoni Pe”, Kusari-Lila ndan mesazhin që m...