Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit F.Ll. për vepër penale “Vrasje” nga neni 178 të KPRK-së, “Vrasje e mbetur në tentativë në rrethana të tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme” nga neni 178 lidhur me nenin 28 dhe 12 paragrafi 3 të KPRK-së dhe vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe kundër të pandehurit F.G. për vepër penale “Vrasjes e mbetur në tentativë” nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, i pandehuri F.Ll. më 14.07.2017, pas një mosmarrëveshje që kishte me viktimën I.G. hynë në oborrin e këtij të fundit merr një sëpatë dhe e godet
viktimën në pjesën e sipërme të kokës dhe në vetullën e djathtë, ashtu që si pasojë e kësaj i njëjti ndërron jetë. Ndërkaq, i pandehuri F.G. me të kuptuar se prindi i tij ka nderuar jetë, i mllefosur, merr një pistoletë dhe niset në drejtim të shtëpisë së të pandehurit F.Ll., ashtu që me tu afruar afër saj shtënë njëherë, e më
pas shkon tek dera e oborrit futë dorën brenda dyerve dhe në një distancë prej 4-5 m shtënë disa herë në drejtim të pandehurit F.Ll. mirëpo nuk kishte arrit ta godas.
Me të vërejtur këtë situatë i pandehuri F.Ll. me qëllim që ta zmbraps sulmin nga vetja nxjerr një armë dhe me të shtënë 7 herë në drejtim të pandehurit F.G. të cilin e godet me tre plumba dhe i njëjti urgjentisht dërgohet në spital.
Të pandehurit me këto veprime kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara sikur më lart. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpall fajtoj dhe t’i dënoj sipas ligjit për veprën penale të cilat i’u vihen në barë./Arbresh.info
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...
Vuçiq: Serbia po forcohet ushtarakisht, por duam paqe në Kos...
Një person gjendet pa shenja jete në Podujevë
Aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë
“Capat” dhe “Sekiraqët” përballën në Gjykatë, pas pak nis se...
Nesër vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Auron ...