Në Gjykatën Themelore në Prishtinë brenda pak minutash pritet të fillojë seanca gjyqësore në rastin e njohur mes dy grupeve “Capat” dhe “Sekiraqa”.
Në këtë seancë pritet të bëhet leximi i aktakuzës si dhe deklarimi i të akuzuarve lidhur me fajësinë e tyre.
Seanca e kaluar nuk ishte zhvilluar për shkak se nuk kishte përfunduar ekspertiza psikiatrike dhe psikologjike për të akuzuarin Valdrin Ademi.
Gjyqtarja e rastit, Fatime Dermaku, kishte bërë të ditur se Instituti i Psikiatrisë Forenzike kërkonte edhe kohë shtesë për përfundimin e raportit, i cili është i domosdoshëm për vlerësimin e gjendjes mendore të të akuzuarit dhe aftësinë e tij për t’iu nënshtruar gjykimit.
Po ashtu, në këtë proces janë të përfshirë edhe të pandehurit Endrit Llapashtica dhe Dardan Marevci, të cilët ndodhen në arrati, ndërsa ndaj tyre është ngritur aktakuzë në mungesë.
Rasti lidhet me përplasjen e armatosur për motive hakmarrjeje të ndodhur më 1 shtator 2024, ku mbeti i vrarë P.G.
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...
Iu bashkua Vjosa Osmanit, Kodra jep dorëheqje nga Shoqata pë...
Rama: Krenar për reformën e drejtësisë, mbështetje për të ga...