Politikanja serbe Rada Trajkoviq ka thënë se nuk pret që të zgjidhet situata e vrasjes së Ivanoviqit derisa të dy autoritetet nuk bien dakord – si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë.
E pyetur për akuzat e përfshirjes së mundshme të Milan Radojicic në vrasje, ajo tha se nuk dinte asgjë për këtë, por kishte dyshime të forta që kur ai nuk ishte në Mitrovicë një ditë para vrasjes.
Ata më treguan se lokali i tij është mbyllur në të cilin të gjithë vijnë, tha Trajkoviç dhe shtoi se dëgjoi se përfaqësuesit e shërbimeve të ndryshme erdhën te Radojicic sepse e identifikuan atë si njeriu që vendos për jetën dhe vdekjen në këtë zonë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas saj, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka fshehur se ai ka folur me Radojicic për problemet e serbëve, që padyshim ishte lidhja midis Qeverisë së Kosovës dhe Beogradit.
Haradinaj nuk mundi të sillte ndonjë zgjidhje institucionale derisa të merrte mbështetje nga Radojicic, i cili kontrollonte anën serbe, tha Trajkoviç.
Nuk pres që vrasja e Oliver Ivanoviç të zgjidhet derisa Beograd dhe Prishtinë nuk bien dakord, tha politikania serbe Rada Trajkoviç për Kohavisioni (KTV)./Arbresh.info/
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...