Mesfushori gjerman, Mesut Ozil, është shumë afër vazhdimit të kontratës me Arsenalin.
Ish ylli i Real Madridit, në fund të këtij sezoni do të jetë lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me topçinjtë, por gjiganti anglez i ka ofruar kontratë të re tash e disa muaj.
Sipas gazetës anglez “London Evening Standard”, Ozil do të nënshkruajë kontratë të re me Arsenalin, transmeton arbresh.info.
29 vjeçari është i lumtur në Emirates dhe me ardhjen e Henrikh Mkhitaryan dhe atë të mundshme te Pierre-Emerick Aubameyang, ai beson te projekti i Topçinjve.
Në 17 ndeshje si titullar dhe dy si zëvendësues, 29-vjeçari këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tri asistime në Ligën Premier. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...
Dy gola nga penalltitë, nuk sjell fitues ndeshja e parë gjys...