Policia turke ka parandaluar trazirat gjatë ditës së dielle, pasi ka bllokuar protestat në Stamboll që qëllim kishin ngritjen e zërit kundër operacionit ushtarak të Ankarasë në Siri.
Të paktën shtatë persona janë arrestuar në Kadikoy në anën aziatike të Stambollit, transmeton portali arbresh.info
Një protestues është parë me duart e lidhura nga policët, ndërsa arrestimet tjera janë kryer afër në atë zonë.
Tubimi u thirr nga Partia Demokratike e Popujve pro-kurdë (HDP), anëtarët e të cilëve po përballen me një seri sfidash ligjore për lidhjet e dyshuara me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
Turqia e konsideron milicinë e YPG-së “terroriste”, e cila ka luftuar kundër shtetit turk që nga viti 1984.
Edhe në qytetin juglindor të Diyarbakir, me shumicë kurde, policia ka bllokuar zhvillimin e një proteste, ndërsa ka ndaluar edhe gazetarët që të rrinin në vendin e ngjarjes./arbresh.info/
Çmimet e naftës arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2022
Reuters raporton për shpalljen e zgjedhjeve në Kosovë: Kriza...
KQZ nesër mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Tetë raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje për vaksinimin...
UEFA sqaron pse nuk u dha penallti në rastin e Ezes
Barcelona në ndjekje të talentit të PSG-së