Ylli i muzikës pop, që për një kohë të gjatë nuk ishte shfaqur në mediat e Koresë Veriore, njëherit edhe ish e dashura e Kim Jong-un, i ka prirë sot delegacionit koreano veriorë që do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore në Korenë Jugore.
Hyon Song-wol ka qenë subjekt i shumë spekulimeve për vite me rradhë, pasi dyshohet se ajo ishte vrarë, transmeton portali arbresh.info

Kim para nisjes së delegacionit nga Koreja Veriore për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore në, kreu një lëvizje diplomatike dhe hapi fillimin e negociatave mes dy vendeve.
Delegacioni prej shtatë anëtarëve të Koresë së Veriut, i udhëhequr nga Hyon Song-wol, do të kontrollojë vendet për shfaqje dhe sikurse shkruan “express.uk” ajo pritet të mbajë sytë dhe veshët hapur gjatë qëndrimin atje.
Gjatë vitit 2012, lajmi për vdekjen e këngëtares të muzikës pop ishte përhapur, pasi ishte kuptuar se ajo dhe Kim Jong-un kishin ndërprerë marrëdheniet intime. Megjithatë, ajo u shfaq më pas në vitin 2014, ku edhe falenderoi liderin e saj “për besimin qiellor dhe kujdesin e ngrohtë që ka ai ndaj artit”./arbresh.info/
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...