Blerim Destani është ndër yjet më të pasura shqiptare dhe natyrisht se pëlqen luksin dhe aksesorët e shtrenjtë.
Një prej tyre është ora e tij e shtrenjtë e brendit Audemars Piguet, Royal Oak Offshore Chronograph.
sipas faqes What They Wearin në Instagram, vlera e orës së aktorit të famshëm nga Tetova është 43.875 euro.
Destani i ka postuar disa fotografi në Intagram, ku shihet teksa mban orën e tij të shtrenjt.
Audemars Piguet është një prodhues zviceran i orëve i themeluar në vitin 1875, nga Jules Louis Audemars dhe Edward Auguste Piguet.
Royal Oak është ora më e popullarizuar që prodhon në ditët e sotme Audemars Piguet. Për herë të parë doli në treg në vitin 1972 me dizajn të Gerald Genta dhe është ndër orët e parë luksoze sportive.
Për të shënuar 20 vjetorin e Royal Oak, kompania e angazhoi Emmanuel Gueitin për të dizajnuar orën e re të njohur si Royal Oak Offshore që rezultoi shumë i pëlqyeshëm dhe i suksesshëm në treg. /Telegrafi/


Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”
Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për li...
Fondi Humanitar i reagon ashpër Gashit: Në Burgun e Dubravës...
Ekspozita për masakrat, Prokuroria Speciale: Do t’i nënshtro...
Dorëzohet në polici i dyshuari nga Suhareka, vitin e kaluar ...
Protestë në Rugovë, banorët kundërshtojnë vendimin e Pacolli...