Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, në një status të gjatë në Facebook, ka vendosur t’i thurr lavde Albin Kurtit, i cili gjatë ditës së nesërm do ta marr edhe zyrtarisht drejtimin e VV-së.
Pacolli po ashtu ka bërë thirrje që nesër secili anëtar i partisë ta jap votën për Kurtin.
“Nesër ne votojmë për udhëheqësin e ardhshëm të Lëvizjes, Albin Kurtin, i cili së bashku me të gjithë aktivistët do të marr përsipër një detyrë shumë të rëndësishme që organizatën tonë dhe të popullit ta drejtoj në rrugën e duhur”, ka shkruar ajo.
Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook:
Nesër janë zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Nesër secili anëtar duke shfrytëzuar të drejtën e tij/saj voton për kandidatin i cili do ta drejtoj Lëvizjen VETËVENDOSJE! për katër vitet e ardhshme.
Nesër është ditë e rëndësishme për Lëvizjen, për përcaktimin tonë si aktivist dhe si qytetarë të Republikës, për demokracinë dhe për rrugën që do të ndjek Lëvizja jonë. Është ditë e rëndësishme për Republikën sepse e ardhmja e Lëvizjes ndikon në të ardhmen e saj.
Nesër ne votojmë për udhëheqësin e ardhshëm të Lëvizjes, Albin Kurtin, i cili së bashku me të gjithë aktivistët do të marr përsipër një detyrë shumë të rëndësishme që organizatën tonë dhe të popullit ta drejtoj në rrugën e duhur.
Javëve të fundit u fol shumë për Lëvizjen dhe të ardhmen e saj. U fol shumë sepse të gjithë qytetarët janë të vetëdijshëm se pa Lëvizjen VETËVENDOSJE! sot Republika jonë do të ishte shumë më e dobët, më gjymtuar dhe më e pashpresë. Prandaj edhe shqetësimi i qytetarëve për Lëvizjen ishte i madh dhe i kuptueshëm. Lëvizja ka qenë dhe mbetet shpresa e vetme që kanë qytetarët andaj përgjegjësia jonë bëhet akoma më e madhe.
Të dorëhequrit, duke ditur fare mirë ndjesinë që kanë qytetarët për Lëvizjen, planifikuan dorëheqjet e tyre të njëpasnjëshme me qëllimin që të tronditnin qytetarët, aktivistët dhe përkrahësit e Lëvizjes dhe mbi të gjitha t`i bënin presion Albinit dhe aktivistëve që t`i nënshtroheshin disa individëve të cilët mbi organizatën vendosën interesat e tyre individuale. Përderisa vazhdonin me dorëheqje të njëpasnjëshme, duke llogaritur mirë ditët dhe kohën dhe kështu të bënin presion që kushtet e tyre të pranoheshin, filluan të shqetësohen dhe të pyetnin se si nuk po trajtohen me shqetësim dorëheqjet e tyre.
Shqetësimi rreth asaj se cfarë po ndodh në Lëvizje asnjë moment nuk u përqëndrua tek individët por tek organizata dhe e ardhmja e saj dhe kjo u pa shumë mirë nga numri i madh i qytetarëve dhe përkrahësve të Lëvizjes të cilët stërmbushën sallat në të gjitha qytetet ku u prezantua platforma e udhëheqjes së Lëvizjes nga Albini.
Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdoj të lëviz së bashku me qytetarët drejt të drejtës tonë për vetëvendosje, për barazi sociale, solidaritet e zhvillim ekonomik e shoqëror.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...