Njëmbëdhjetë njerëz janë vrarë pasi një autobus në Turqi që po dërgonte disa familje në një qendër skijimi, u rrëzua në një autostradë.
46 persona kanë mbetur të plagosur, transmeton portali arbresh.info
Besohet se autobusi u përplas me disa pemë.
Imazhet tonditëse nga vendi i ngjarjes në Eksidehir tregojnë autobusin e coptuar.
Ekipet e zjarrëfikësve janë gjetur në vendin e ngjarjes, duke punuar pa pushim për të larguar nga automjeti të mbijetuarit.
Autobusi po udhëtonte gjatë natës nga Ankaraja, në Uludag pranë qytetit të Bursës.
Guvernatori i Eskisehirit Ozdemir Çakacak tha se nuk e kanë të qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin pasi rruga nuk ishte e lagur apo e ngrirë./arbresh.info/

Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drej...
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...