Në orët e mbrëmjes ka ndodhur një aksident komunikacioni në aksin rrugor, Gjilan- Kamenicë, përkatësisht në fshatin Kmetovc.
E nga ky aksident ka mbetur i vdekur një person, lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info edhe zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se në stacionin Policor është lajmëruar për një person të vdekur, mirëpo arsyeja ende nuk dihet.
“Në Polici është i njoftuar një person i vdekur, në fshatin Kmetovc, komuna Gjilan. Njësitet policore bashkë me prokurorin e shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes ku janë duke u zhvilluar hetimet”, ka thënë Hashani./Arbresh.info
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin