Prokuroria Republikane sipas informatave të Alsat M në seancën e radhës që do të mbahet ditën e martë mund të riklasifikohet vepra në rastin e Almir Aliut, nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasoja fatale”. Një hap i këtillë është i mundshëm pas përplasjeve mes Prokurorisë së Lartë dhe asaj Republikane, ku është diskutuar ky rast.
Prokurorët në këto dy institucione janë të ndarë në bazë etnike, duke i shprehur përplasjet e tyre, njëra anë – pjesa shqiptare insiston që rasti të mbetet si vepër penale “vrasje”, por nga ana tjetër prokurorët maqedonas kërkojnë që rasti të riklasifikohet si “aksident komunikacioni me pasoja fatale”.
Në një gjendje të kundërshtimeve të thella, prokurorët shqiptarë, sipas burimeve të Alsat M, kanë pasur më pak vota. Nga 10 prokurorë, katër kanë votuar ‘kundër’, ndërsa gjashtë të tjerët, duke përfshirë edhe kryeprokurorin kanë insistuar që rasti të riklasifikohet si “aksident komunikacioni me pasoja fatale”.
Bvhet fjalë për rastin nga 25 qershori i vitit 2016 në Kumanovë, kur personi Boban Iliq me veturën e tij e shtypi për vdekje katërvjeçarin Almir Aliu./AlsatM
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër