Një cisternë e cila ishte duke bartur lëndë djegëse është vetë aksidentuar rrugës për Pejë, konkretisht në dalje të Fushë Kosovës. Burime të Express bëjnë me dije se cisterna mbante 20 ton gaz (plin).
Nga ky vetë aksident ka mbetur i lënduar ngasësi i automjetit dhe ai është dërguar për trajtim mjekësor.
Tashmë policia ka arritur në vendin e ngjarjes, por pos tyre, aty janë edhe Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave dhe zjarrfikësit.
Express merr vesh se drejtimi i kyçjes në autostradë nga Fushë Kosova për në Prishtinë dhe drejtimi i daljes nga autostrada, në drejtim të Pejës janë të bllokuara për shkak të rrezikut./Express/


Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...