Emmanuel Macron është akuzuar se po shfrytëzon lodhjen e publikut francez në lidhje me krizën e emigrantëve për të miratuar ligjet e reja të ashpra të emigracionit dhe azilit.
Presidenti është duke e mbajtur “asin e fundit në mëngë” pasi po përfiton nga opinioni publik në Paris që duhet të merret me krizën e emigrantëve, ka thënë një anëtar i shquar i partisë së gjelbër, transmeton portali arbresh.info
David Cormand, sekretari kombëtar i partisë së gjelbër të Evropës, tha: “Z. Macron mendon se mund të bëjë atë që dëshiron, sepse ai e di se francezët janë lodhur nga kriza e emigrantëve dhe se duhet të mbajnë një barrë të madhe.
“Z. Macron është duke e mbajtur asin në mëngë … Ai po luan një lojë cinike duke u thënë njerëzve se politika e tij e re është edhe efiçente dhe humane kur duket qartë që nuk është”.
Cormand vazhdoi të denonconte qëndrimin gjithnjë e më “të dhunshëm” të zotit Macron ndaj migrantëve dhe refugjatëve.
Ligji i ri i imigracionit i presidentit të ri përbën një kërcënim serioz për “kohezionin kombëtar” dhe për “vlerat themelore” të vendit, paralajmëroi ai./Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar