Një operacion i madh pirat i kryer nga agjencia e inteligjencës libaneze është zbuluar pasi spiunët kanë lënë qindra gigabajt të dhënave të vjedhura në internet.
Operacioni përfshiu rreth gjysmë milion mesazhe me tekst dhe të dhëna të ndjeshme për mijëra njerëz në mbarë botën, sipas një raporti të përbashkët të lëshuar të enjten nga kompania Lockout dhe Electronic Frontier Fund, një organizatë e të drejtave digjitale, transmeton portali arbresh.info
Hulumtuesit shtuan se piratët nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Publike në Liban i lanë të dhënat në internet, sipas Associated Press.
Raporti tha se provat digjitale treguan se selia e Drejtorisë ishte qendra e operacionit të spiunazhit.
Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Libaneze nuk ka komentuar mbi raportet e lëshuara nga kompanitë e mbrojtjes./Arbresh.info
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë