Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka zbuluar se Alexis Sanchez ka gjasa t’i bashkohet Manchester United brenda 24 orëve të ardhshme.
Reprezentuesi kilian pritet të kalojë te skuadra e Jose Mourinhos që i ka ofruar një super kontratë prej 505 mijë funta në javë derisa nga ana tjetër do të kaloj Henrikh Mkhitaryan, transmeton portali arbresh.info.
29-vjeçari ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga “Topçinjtë” me vetëm gjashtë muaj të mbetur në marrëveshjen e tij duke detyruar klubin të shes atë te rivali në Premierë Ligë.

“Po, duket se do të ndodhë. Në çdo minutë gjërat mund të finalizohen”, ka thënë Wenger kur është pyetur rreth Sanchezit në konferencën e sotme. “Kështu është merkato e transferimeve. Këto gjëra nuk janë asnjëherë të garantuara. Kjo mund të ndodhë, por mund të mos ndodhë gjithashtu”
“Është në atë fazë. Nëse nuk ndodhë, ai do të luaj të shtunën”
Trajneri i Arsenalit konfirmoi gjithashtu se Mkhitaryan do të transferohet në Emirates si pjesë e kësaj marrëveshje.
“Po, ashtu e kam kuptuar. Më pëlqen ai lojtar. Paga nuk do të jetë problem”, shtoi francezi.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...