Gjenerali Momir Stojanoviq, ish-drejtor i Agjencisë së Sigurisë Ushtarake dhe ish-kryetar i Komitetit të Inspektimit të Sigurisë të Kuvendit, ka vlerësuar se faktori shqiptar mund të mos qëndrojë pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.
“Vlerësimi im është se pas vrasjes nuk qëndron faktori shqiptar, sepse ata mund ta kishin vrarë kurdo që do të dëshironin dhe ata nuk e bënë atë. Natyrisht, nuk e përjashtoj si mundësi. Megjithatë, mendimi im personal është se kjo vrasje është e motivuar politikisht ose nga puna e grupeve kriminale që operojnë në veri të Kosovës”, tha ai për portalin “Građanin”, transmeton portali arbresh.info
Stojanoviq sqaroi motivimin politik me faktin se vrasja ndodhi pikërisht në kohën kur filluan negociatat e reja mes Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se Ivanoviq ishtë “jashtëzakonisht i reskeptuar për popullin serb që jeton në Kosovë” dhe se “nuk pajtohet me një pjesë të politikës të Serbisë”.
Sipas metodës së vrasjes, mund të besohet se ai është vrarë nga grupe kriminale, tha gjenerali, duke përfunduar se “është vrarë një patriot i madh serb”./arbresh.info/

Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...