Ministri britanik për Evropën Sir Alan Duncan ka komentuar vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq në qytetin e Mitrovicës.
Ai ka thënë se janë të shqetësuar dhe të tronditur nga vrasja e Oliver Ivanoviqit. Më tej është bërë thirrje tek policia dhe institucionet e tjera të sundimit të ligjit që të hetojnë rastin tërësisht dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë sa më parë, shkruan portali arbresh.info
“Jemi të tronditur dhe të shqetësuar nga vrasja e Oliver Ivanoviqit. U bëjmë thirrje policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera të sundimit të ligjit që të hetojnë këtë incident tërësisht dhe të sjellin para drejtësisë përgjegjësit sa më parë”.
“Është veçanërisht e rëndësishme që politikanët dhe ata në jetën publike të jenë në gjendje të veprojnë pa frikë nga dhuna. Kjo është pikërisht lloji i dhunës që ne dëshirojmë ta shohim të çrrënjosur nga Ballkani Perëndimor”, thuhet në komunikatën e Duncan./Arbresh.info/
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...