Ministresha serbe për eurointegrime, Jadrana Joksimoviq ka realizuar një takim me ambasadoren e Maqedonisë në Beograd, Vera Jovanovska-Tipko, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo e ka informuar ambasadoren Tipko për aktivitetet e deritanishme dhe të ardhshme të Serbisë në procesin e integrimeve europiane.
Joksimoviq ka bërë të ditur se Serbia është e gatshme ta ndihmoj Maqedoninë në rrugën evropiane përmes formave të ndryshme të ndihmës teknike dhe shkëmbimit të përvojave.
Bashkëbisedueset janë ndalur te programi i bashkëpunimit ndërkufitar i nënshkruar në dhjetor të vitit 2017 për promovimin e punësimit dhe lëvizjes së fuqisë punëtore, si edhe forcimit të bashkëpunimit social e kulturor për komunat ndërkufitare.
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...
Aksident i rëndë në Tropojë, vdes një person