Pensionistët e Maqedonisë kanë mundësi njëmujore që të aplikojnë për pushim falas në banjat e vendit, që ofrohet nga Ministria për Punë dhe Politika Sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kërkesa mund të dorëzohet në zyrat e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor (FSPI) në komunat përkatëse, ku janë bërë gati formularët për aplikim.
Nëse pensionisti merr pension edhe nga ndonjë shtet tjetër me të cilin Maqedonia ka lidhur marrëveshje, atëherë duhet që të dorëtohet edhe vërtetim bankar për shumën e pensionit të jashtëm.
Kjo mundësi ofron gjashtë ditë akomodim dhe terapi në banjë, kontrolle mjekësore të patjetërsueshme dhe harxhime rruge, të gjitha këto falas. Kërkesa mund të dorëzohet deri më 16 shkurt.
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...
Aksident i rëndë në Tropojë, vdes një person