Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka njoftuar se ka vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat e shtetit të Kosovës që akterët e këtij krimi të kapen sa më parë.
“Në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, e cila që nga momenti i parë është në vendin e ngjarjes dhe së bashku me mekanizmat tjerë relevantë të sigurisë dhe në koordinim me organet e ndjekjes jemi duke e trajtuar në mënyrë më serioze aktin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit”, shkruan Sefaj në Facebook.
Njoftimi i plotë i tij:
“Me t’u njoftuar me aktin kriminal që ndodhi sot në veri të Kosovës, si rezultat i të cilit u vra Oliver Ivanoviq, kam vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat e shtetit që akterët e këtij krimi të kapen sa më parë. Në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, e cila që nga momenti i parë është në vendin e ngjarjes dhe së bashku me mekanizmat tjerë relevantë të sigurisë dhe në koordinim me organet e ndjekjes jemi duke e trajtuar në mënyrë më serioze aktin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Institucionet e vendit duke filluar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Kryeministria, Policia e Kosovës, Ministria e Drejtësisë, jemi të përkushtuar që këtij akti kriminal t’i japim sa më shpejtë një epilog. Gjithashtu jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in dhe institucionet tjera ndërkombëtare në Kosovë.
Institucionet e Kosovës posedojnë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të hetuar këtë rast, si dhe për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.”
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...