Kryetari i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe (SPO), Vuk Drashkoviq ka vlerësuar se vrasja e Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë, sot në mëngjes, është “terrorizëm politik, i kryer sipas modelit të shërbimeve të sigurisë së Millosheviqit nga vitet e 90-ta”.
Drashkoviq ka thënë se të shtënat në Oliver Ivanoviqin janë të shtëna në Marrëveshjen e Brukselit, dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën, stabilitetin e rajonit dhe rrugën evropiane të Serbisë, shkruan lajmi.net.
“Oliver Ivanoviq ka qenë zëri i arsyes, politikan i arsimuar dhe lider i serbëve të Kosovës, i përkushtuar për dialog me shqiptarët dhe promovues i respektimit të ligjit në hapësirën ku shumëkujt i ka penguar pikërisht për këtë”, ka theksuar lideri i SPO-së.
Drashkoviq ka shtuar se organet hetimore të Kosovës, EULEX-it dhe UNMIK-u, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet përgjegjëse në Serbisë, janë të detyruara që t’i zbulojnë kriminelët e këtij rasti. /Lajmi.net/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë