Miroslav Ivanoviq, vëllai i të vrarit Oliver Ivanoviq, gjatë një deklarate për Sputnik ku edhe konfirmoi vdekjen e Oliverit me pesë të shtëna, thotë se ai nuk e kishte marrë seriozisht kur makina e tij u vu në zjarr disa kohë më parë.
Sipas tij, ai ka mundur të ketë edhe kërcënime të tjera, mirëpo ato nuk i ka bërë të ditura.
“Ai ishte i tillë. Oliver nuk ishte aspak ai tip që përhapte panik… Kam frikë se disa detaje të cilat mund të jenë e vërteta rreth vrasjes së tij do të shkojnë së bashku me të nën tokë. Ne nuk e dimë nëse gjatë kësaj kohe ai ka qenë i kërcënuar, nëse ka ndodhur diçka tjetër gjatë kësaj kohe, kjo pasi që ai nuk ka folur asgjë. Por për çdo njeri të arsyeshëm, bazuar në të kaluarën e plotë të Oliverit dhe gjithçka që ka ndodhur më parë, mund të jetë e mjaftueshme për ta kuptuar. Unë nuk mendoj se duhet të ketë diçka tjetër për të thënë”, ka thënë Miroslav Ivanoviq.
Udhëheqësi Suprem i Iranit thotë se Ngushtica e Hormuzit duh...
Lideri i ri suprem i Iranit: Do hakmerrem për jetët e irania...
Presidenti Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptar...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...