Autoritetet libaneze kanë ndaluar filmin e fundit të Steven Spielbergut, trilerin politik “The Post” dramën australiane “Jungle” për të bojkotuar në këtë formë Izraelin.
Për “AFP” një zyrtar i autoritetit të Sigurimit të Përgjithshëm të Libanit, në kushte anonimiteti ka deklaruar për ndalimin e këtyre dy filmave, transmeton portali arbresh.info
Sipas tij, Spileberg është në listën e zezë të Lidhjes Arabe.
Arsyeja që nxiti ndalimin e filmave të regjisorit të njohur është se Spielberg gjatë vitit 2006, kur Izraeli ishte në luftë me Libanin dhuroi rreth 1 milionë dollarë për Izraelin.
Teknikisht të dy vendet ende janë në gjendje lufte.
Ndërkohë që Libani përgjithësisht konsiderohet si vendi më liberal i vendeve arabe, herë pas here ndalon përmbajtjen e konsideruar imorale, nxitëse apo mbështetëse për Izraelin./arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje