Autori i logos zyrtare për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Zeni Ballazhi, në emisionin “Përballje”, ka sqaruar ngjashmërinë e logos zyrtare për dekadën e parë të shtetësisë së Kosovës me atë të Kongresit të BDI-së në Maqedoni.
Artisti Ballazhi ka thënë se nuk janë të njëjta këto dy logo, pasi që kanë dedikime të ndryshme.
“Ndihem mirë, sepse jam autor edhe i këtij viti jubilar, që është mjaft i rëndësishëm për shtetin e Kosovës. Nuk është e njëjta, sepse ajo është dedikuar për diçka tjetër, e kjo për diçka tjetër”, ka thënë Ballazhi.
Duke folur rreth kritikave që ka marrë rreth kësaj çështjeje, Ballazhi tha se është njëjtë sikur të krahasohet numri 1 me numrin 10.
“Nuk është e njëjta, ka dallime. Këtë e vërejnë ekspertët e fushës dhe është vepër autoriale e imja”, shtoi ai.
Artisti Ballazhi më tej theksoi se kjo nuk ka të bëjë me çështje politike.
“Kjo është një vepër arti, është logo festive. Nuk është logo politike e asnjë partie. Unë nuk mund ta vjedh vetveten… Artisti ka të drejtë veprën e vet ta avancojë në forma të ndryshme”, tha ai.
Ballazhi shtoi se nuk mund të pranojë kritika nga njerëz jo kritikë e jo profesionistë të fushës.
“Ky është përpunim i elementeve të cilat unë i shfrytëzoj. Ngjashmëri mund të kenë, por nuk është e njëjta. Kisha ftuar ekspertët e kësaj çështje, jo ekspertët e kafeneve, rrjeteve sociale, që të merren dhe të shohin se çka prezanton kjo logo”, tha ai.
Hamidi rinovon me Ballkanin deri në vitin 2029
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëll...
Gruaja e plagosur me armë zjarri në Pejë ndërron jetë
Osmani takohet me Rubion, diskutohet anëtarësimi i Kosovës n...
Pacolli: Solidariteti është forca jonë, asnjë familje të mos...
Plagoset me armë zjarri një grua në Istog