Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, përmes rrjetit social Twitter ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Ai shkruan se ratifikimi i marrëveshjes në Kuvendin e Maqedonisë është hap drejt rrugës së vendit në BE, njofton Telegrafi Maqedoni.
Hahn vlerëson se marrëveshja njëkohësisht paraqet një moment historik në marrëdhëniet e mira fqinjësore për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Përndryshe, sot me 61 vota “për” dhe një “i përmbajtur” Kuvendi i Maqedonisë ratifikoi marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.
Me ratifikimin, marrëveshja futet në fuqi menjëherë.
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...