Pronari i fabrikës “Meka”, Burim Piraj, e cila gjendet në fshatin Plavë të Komunës së Dragashit, në një njoftim në Facebook ka njoftuar se ua ka dhënë punëtorëve që punojnë në kompaninë e tij, pagën e 14-të.
E gjithë kjo pasi sipas tij, është arritur për shkak të suksesit të kompanisë që e drejton gjatë vitit 2017.
Premtimin e dhënë biznesmeni Piraj ka filluar ta përmbushur pasi që në muajin e gjashtë të vitit 2017, punëtorët e tij, e kanë marrë pagën e shtatë dhe paga e 14-të ishte premtuar që do t’iu jepet në janar të 2018-së.
“Rroga e 14 u nënshkrua, I falënderoj shumë punëtorët, bashkëpunëtorët dhe në veçanti konsumatorët tanë që kanë qenë përherë pjesë e suksesit! Qoftë paqja dhe bekimi i Zotit mbi të gjithë juve që ju përmenda më lartë dhe mbi popullin Shqiptar në tërësi!”, ka shkruar Piraj në profilin e tij në Facebook.

Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë