Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim zëvendësministren e Zhvillimit Rajonal, Magbule Shkodra, të cilën e ka falënderuar për interesimin, kujdesin dhe mundësinë e bashkëpunimit.
“Biseduam për fillimin e bashkëpunimit me këtë Ministri, për realizimin e projekteve që janë shumë të nevojshme për qytetarët. Ne përfundimisht kemi hyrë në kornizën e investimeve të mëdha kapitale, por këto investime duhet të absorbohen falë mbështetjes që sot e konfirmoi zëvendësministrja Shkodra, të cilën e falënderoj”, ka thënë pas takimit kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Zëvendësministrja e Zhvillimit Rajonal, Magbule Shkodra, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe gatishmërinë e bashkëpunimit në të mirë të qytetarëve të Gjilanit.
“Unë kam shprehur interesim dhe gatishmëri te kryetari për t’iu përgjigjur kërkesave për projekte të Gjilanit dhe Anamoravës. Komunat e këtij rajoni kanë nevoja të shumta dhe do të bëjmë përpjekje që ato që janë urgjente dhe në interes të publikut të adresohen në nivel qendror. Përveç tjerash, synojmë që përmes subvencioneve dhe grateve të mbështesim bizneset që janë në fillim dhe t’i stimulojmë të tjerët që të hapin biznese, duke krijuar kështu vende të reja pune’, tha zëvendësministrja Shkodra.
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...