Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa sot në orët e para të ditës do të udhëtojë drejt Gjermanisë për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Ai është në vetëdije të plotë ndërsa që ekzaminimi jashtë vendit bëhet në pajtim me familjen e tij, për të hequr të gjitha dyshimet.
Familja e Mustafës dhe vet ish-kryeministri Mustafa kanë falënderuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn për gatishmërinë dhe mbështetjen.
Kjo është deklarata e mëngjesit të hershëm e këshilltarit të lartë të Isa Mustafës, Besnik Berisha dhënë Radio Dukagjinit.
“Janë kryer të gjitha aranzhimet. Ka një kujdes dhe një gatishmëri, personalisht të kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Ramush Haradinaj që të përkrahet çafrëdo nevoje për trajtimin e z.Mustafa. Kryeministri Haradinaj mbrëmë nëpërmjet tentimin të kontaktit, nëpërmjet djalit të z.Mustafa ka shprehur gatishmërinë e tij për të asistuar personalisht dhe përmes qeverisë për çfarëdo që kërkohet me qëllim që z.Mustafa të kthehet sa më parë në Kosovë dhe të vazhdojë aktivitetin. Pra, ka një përkrahje institucionale.”- deklaroi Berisha.
Më tej Besnik Berisha – këshilltar i lartë i ish-kryeministrit dhe kryetarit të LDK-së isa Mustafa, Besnik Berisha, në emër të familjes Mustafa dhe vet ish-kryeministrit Mustafa ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për mbështetjen.
“Në emër të familjes Mustafa dhe vet z.Mustafa falënderojmë gatishmërinë e Qeverisë së republikës së Kosovës, kryeministrit Haradinaj dhe të gjtihë miqtë. Sigurisht falënderojmë mediat për kujdesin dhe interesimin e shtuar. Qytetarët e vendit do ti mbajmë të informuar lidhur me përparimin në trajtimin e z.Mustafa dhe datën eventuale të kthimit të tij në Kosovë.’’- tha Besnik Berisha në deklarim për Radio Dukagjinin.
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri
Haradinaj kujton masakrën e Izbicës dhe betejat e 28 marsit ...