Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi nesër do të jetë në duart e deputetëve. Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se kjo marrëveshje do të shqyrtohet nga Komisioni për Punë të Jashtme diasporë dhe investime strategjike. Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka paralajmëruar se kësaj teme do t’i vie epilogu përfundimtar në muajin janar.
“Ne po punojmë që kur të dërgohet në parlament të Kosovës të gjithë t’i duartrokasin variantit që do ta dërgojmë. Të duartrokitet nga qytetarët por edhe nga miqtë tanë dhe përfundimisht ta përmbyllim këtë temë. Ne po punojmë në këtë drejtim duke respektuar interesat e dy vendeve. Nga ky proces ju siguroj se asnjëri vend nuk del i humbur, përkundrazi”, tha Limaj për Tribuna Channel.
Ndërkohë analistët vazhdimisht kanë vlerësuar se çështja e demarkacionit me Malin e Zi mund të përplas koalicionin qeverisës pa përjashtuar edhe rrëzimin e qeverisë.
Për ratifikim të demarkacionit thirrje vijnë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë
Astronautët e NASA-s morën iPhone 17 Pro Max për të dokument...
Ekuipazhi i Artemis II tani është në gjysmën e rrugës drejt ...
Beteja e udhëheqësve të UÇK-së në Hagë po shkon drejt fundit
Kryeministri sllovak kërkon që BE-ja t’i heqë sanksionet nda...
Pas presidencës, këto janë privilegjet që do t’i gëzojë Osma...