Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet para arkivolit të Mjeshtrit të Madh Rexhep Çeliku, të cilat po zhvillohen që prej orës 11:00 në Muzeun Historik Kombëtar.
Meta tha se shqiptarët janë përlotur kur kanë mësuar lajmin, për atë që për më shumë se 40 vite Rexhep Çeliku ka bërë për Shqipërinë, për shqiptarët, kudo që ka jetuar dhe i ka bërë krenarë që janë shqiptarë, shkruan syri.net.
“Jam i bindur se Rexhep Çeliku ka vetëm përjetësi dhe do të jetë gjithmonë në zemrat e shqiptarëve si shqiponja që fluturon vetëm lart.Unë besoj se Rexhep Çeliku siç kishte emrin, tregoi edhe fuqinë e jashtëzakonshme të karakterit të tij duke mundur sëmundjen e tij . Ai e mundi sëmundjen në emër të dashurisë për skenën dhe do të jetë gjithmonë i përjetshëm në zemrat tona dhe burim frymëzimi për të rinjtë sepse skena jonë do ta ndiejë gjithmonë mungesën e tij”./syri.net/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”