Zemrën nuk mundesh ta komandosh, e aq më pak pasionet. Këtë gjë duket se e di mirë Pavel Pogrebnyak, sulmuesi i Dinamos së Moskës, i cili është kapur në flagrancë teksa shijonte spektaklin e ndeshjes Juventusi-Inter, me shall dhe kapelë të bardhezinjve.
Deri këtu nuk duket asgjë e veçantë, por ai që përbën lajm është fakti se në atë moment duhej të ishte në fushën e blertë me fanellën e klubit rus, për ndeshjen e kampionatit kundër Anzhit.
Praninë e 34-vjeçarit në “Juventus Stadium”, më 9 dhjetor të vitit të kaluar, nuk e zbuloi një burim anonim, por befasisht një foto e shfaqur rastësisht në rrjetet sociale, shkruan Top Channel.
Reagimi i Dinamos së Moskës nuk mund të mos mungonte, e siç raporton agjencia ruse e lajmeve “TASS”, është hapur një hetim i brendshëm që mund të çojë deri në përjashtimin e sulmuesit nga klubi moskovit.
Raportet e Pogrebnyak dhe klubit janë përkeqësuar prej kohësh, ndërsa trajneri Chochlov e ka lënë jashtë grumbullimit për disa ndeshje./Top Channel/
28 prilli vendimtar, marrëveshje apo krizë e re?
“Për të gjithë ata që lehin nga shqipja në anglisht”, Rama: ...
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare