Shenja juaj e zodiakut bazohet në datën e lindjes dhe pozicioni i yjeve dhe planeteve atë ditë ndikon pothuajse në gjithçkam në karakterin tuaj, në jetën tuaj të dashurisë etj.
Viti 2018 nuk do të jetë i mbarë për të gjitha shenjat, por këto 3 të mëposhtme do të pësojnë zhgënjimet më të mëdha e do t’u thyhet zemra!
Akrepi
Në një marrëdhënie jeni ju që pëlqeni të vendosni se çfarë do të bëhet dhe çfarë jo ! Keni tendencën te jeni posesivë dhe të vendosni standarde të paarritshme duke përfunduar të zhgënjyer. Akrepi e mban brenda inatin, mërzinë dhe kjo ndikon negativisht në lidhjet e dashurisë pasi çon në thellimin e problemeve. Këto sjellje këtë vit nuk do të tolerohen dhe ju mund ta gjeni veten vetëm dhe me zemër të thyer.
Binjakët
Ndjeni se diçka jashtë në botë do t’ju kompletonte , por e keni shumë të vështirë të gjeni atë copëz që ju mungon ! Ankoheni për të gjitha lidhjet në të cilat përfshiheni dhe jeni vetë ju që i shkatërroni. Mendoni se nuk jeni në një marrëdhënie të vërtetë dhe personi krahë jush nuk është shpirti binjak. Ngrini mure dhe ndonëse jeni shenja e komunikimit kur vjen puna në fushën e ndjenave , ngecni. Kjo gjë shkakton keqkuptime dhe ky vit thjesht nuk do të jetë i juaji.
Peshorja
Ndonjëherë ndiheni sikur fati është kundër jush, pavarsisht gjithçkaje që bëni.Mësimet që çdokush merr në këtë jetë, ju i merrni si dështime personale dhe e ndëshkoni veten për këtë fakt. Në lidhje jeni skeptikë dhe prireni të bëni me faj partnerin për gabimet tuaja. Kjo situatë mund të bëhet e padurueshme dhe kur mos ta prisni, do gjendeni të vetëm./opinion/
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt