Javier Mascherano është i vendosur t’i bashkohet skuadrës kineze Hebei Fortune për një tarifë që raportohet të jetë 7.1 milionë funta.
33-vjeçari mund të largohet nga Camp Nou për t’i krijuar hapësirë mbrojtësit kolumbian Yerry Mina të transferuar nga Barcelona për 10 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/951386667503497216
Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ pretendon se një marrëveshje është arritur me skuadrën nga Kina që pritet ta sigurojë nënshkrimin me Mascheranon në këtë merkato të transferimeve.
Argjentinasi ka qenë pjesë e skuadrës kryesore të Barcelonës qysh pas transferimit nga Liverpooli në vitin 2010, por nuk ka arritur ta bind edhe trajnerin Ernesto Valverde.
Ai ka startuar vetëm në shtatë ndeshje në ligë këtë sezon pasi Valverde favorizon lojtarët si Gerard Pique, Samuel Umtiti dhe Thomas Vermaelen./arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...