Lionel Messi raportohet se ka intervenuar në planet e Real Madridit për të transferuar yllin e Juventusit, Paulo Dybalan.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i etur për të siguruar një lojtar të madh në fund të sezonit pas vështirësive të tyre të mëdha këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Në krye të listës së shënjestrave të tyre është sulmuesi Paulo Dybala, i cili nënshkroi kontratë të re afatgjate me klubin vitin e kaluar.

Dybala është kërkuar shumë për transferim në Madrid, ndërkohë që Barcelona ka shfaqur interesim interes, por Messi nuk dëshiron që ai t’i bashkohet ‘Los Blancos’.
Sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon’, Messi i ka dërguar një mesazh bashkëlojtarit të tij te Argjentina duke i këshilluar atij se transferimi në Bernabeu nuk do ishte i mirë për të.
30-vjeçari beson që Dybala duhet të transferohet në Premierë Ligë për të pasur progres në karrierën e tij./arbresh.info/
Iu zbulua “shtëpia e barit” në banesë, vetëdorëzohet drejtor...
Rooney jep deklaratën e papritur për Neymarin
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...