Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dje ka pritur drejtuesit e shkollës së futbollit “Roni 19” dhe të KF”Minatori” nga Magura.
Ai u takua me kryetarin e KF ‘Minatori’ Z. Trashigim Zeneli, drejtorin Arben Thaqi, përfaqësuesin Abedin Hazrollaj dhe trajnerin e ish-futbollistin e mirënjohur Faruk Statovci, shkruan arbresh.info.
Presidenti Vokrri i përgëzoi ata për trevjetorin e themelimit dhe për punën e shkëlqyeshme që po bëjnë në zhvillimin e futbollit por edhe për rritjen e grup-moshave të reja.
FFK-ja do të mbështesë të gjitha klubet sipas rangjeve dhe mundësive.
‘Kur kemi klube të organizuara mirë, të qëndrueshme ekonomikisht edhe federata është mirë’, u shprehën ata.
Në anën tjetër, delegacioni nga Magura duke falënderuar Presidentin për kohën që ka ndarë dhe për mikpritjen, e njohën atë me punën, zhvillimin dhe vështirësitë që kanë duke premtuar se do të jenë gjithmonë klub që do të kultivojë futboll atraktiv dhe frymë sportive.
Përndryshe, drejtuesit e shkollës së futbollit dhe klubit i dhanë mirënjohje Vokrrit në shenjë falënderimi dhe bashkëpunimi si dhe për zhvillimin e futbollit të Kosovës./arbresh.info/

Vengu: Lama, kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës së Ko...
Shënoi gol spektakolar, Vini fyhet në baza racore nga tifozë...
Raportohet për mbi 50 aeroplanë luftarakë amerikanë drejt Li...
Iran-SHBA, bien dakord për parimet udhëzuese
Gola me bollëk në Francë, asnjë në Lisbonë – mbyllen pjesët ...
“Dalsh faqebardhë” – Baca Rifat uron Haxhiun për marrjen e d...