Pas vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetet të Prishtinës, kanë ardhur reagime të shumta nga studentët, shoqëria civile madje edhe nga ministri i Ministrisë së Arsimit, Shyqiri Bytyqi.
Ministri Bytyqi, javën e kaluar është takuar me Këshillin Drejtues të UP-së. Ai ka kërkuar që vendimi të anulohet dhe se bursat e studentëve të jenë më të larta se që janë.
“Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, javën e kaluar ka zhvilluar një takim me Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”. Gjatë takimit me Këshillin Drejtues të UP-së, ministri Bytyqi ka biseduar për bursat e studentëve dhe shqetësimin që është paraqitur nga ana e studentëve. Në lidhje me këtë, ministri Bytyqi ka kërkuar që vendimi i fundit rreth bursave të anulohet, dhe po ashtu ka kërkuar që bursat e studentëve të jenë më të larta se që janë, ashtu që të ofrojmë mundësi dhe kushte që të ndjehen më komod gjatë shkollimit të lartë dhe të jetë motiv shtesë për studentët elitar”, ka thënë Valmir Gashi këshilltar Politik i Ministrit.
Sipas Gashit në mbledhjen e Këshillit të UP-së që pritet të mbahet sot do të diskutohet çështja e bursave.
“Ministri Bytyqi është përkrahës i krijimit të kushteve sa më të mira për të shtuar motivin që studentët tanë të garojnë për tu futur në këtë kategori elitare. Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Drejtues të UP-së, që pritet të mbahet gjatë kësaj jave, do të diskutohet çështja e bursave, dhe pritet që kjo çështje të merr drejtimin e duhur”, ka thënë Gashi.
E njohësi i arsimit në Kosovë, Dukagjin Popovci ka thënë për arbresh.info se ndër arsyet e uljes së vlerës së bursës mund të jetë numri i madh i studentëve që kualifikohen për bursa.
“Me siguri se ky vendim është marrë për shkak të kufizimeve buxhetore, ndërsa nuk jam në pozitë të gjykoj për arsyeshmërinë e tij pasi nuk di pse buxheti është i pamjaftueshëm. Një arsye mund të jetë numri i madh i studentëve që kualifikohen për bursa, e që është rezultat i uljes së kritereve për vlerësim”, tha Popovci.
Ai ka thënë se Universiteti duhet të jetë më transparent me studentët dhe të ofroj argumente që arsyetojnë vendimin.
“Ndërkaq, arsyeja tjetër mund të jetë shpenzimi joracional i buxhetit nga ana e Universitetit. Mendoj se shkaqet që sjellin deri tek mungesa e buxhetit për bursa duhet të analizohen mirë dhe të punohet në evitimin e tyre. Gjithsesi, Universiteti, kur merr vendime të tilla, duhet të jetë më transparent në raport me studentët dhe me publikun, duke sjellë argumente që arsyetojnë vendimin”, ka thënë Popovci./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë