
C
Inicuesit serbë për të ashtuquajturin Apel për mbrojtjen e Kosovës, kanë thënë sot se “ndjekja e mitropolitit Amfilohije, është dëshmi se de fakto po përgatitet njohja e pavarësisë së Kosovës.
Duke theksuar se për tri ditë këtë apel e kanë nënshkruar 4.600 qytetarë, ndër të cilët edhe 11 kishtarë të lartë të Kishës Ortodokse Serbe dhe tetë akademikë, njëri nga iniciuesit e tij dhe kryetar i Këshillit Politik të Partisë Demokratike të Serbisë (Demokratska stranka Srbije – DSS), Milosh Koviq ka vlerësuar se me sulmet ndaj mitropolitit Amfilohije, pushteti po e dëshiron largimin e vëmendjes nga përmbajtja e apelit dhe regjistri i nënshkruesve të tij.
“Krijohet përshtypja se është pritur shkaku që të sulmohet Kisha Ortodokse Serbe si njëri nga pengesat e fundit në mbrojtje të Kosovës. Kjo ndjekje tregon se po përgatitet pranimi i karriges për Kosovën në OKB”, citon kossev të ketë thënë Koviq.
“Apeli është kërkesë për ta ruajtur paqen e ruajtja bëhet me mbrojtje kufijsh. Apeli është edhe ftesë për jetën e përbashkët ndërmjet serbëve e shqiptarëve, ka thënë Koviq duke shtuar se idetë për ndarjen eventuale të Kosovës do të shkaktonin jo stabilitet në gjithë rajonin./koha/
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave