Ministrja e Integrimit Europian në Qeverinë e Serbisë, Jadranka Joksimoviç, ka deklaruar se Serbia ka zbatuar reforma serioze.
Ajo ka shtuar se vendi i saj është “kandidati më serioz për anëtarësim në Bashkimin Europian”, duke vënë kështu Serbinë në krye të listës së vendeve tjera që pritet të anëtarësohen në BE gjatë vitit 2025, shkruan “Kurir”, transmeton portali arbresh.info
Joksimoviç tha se nuk është “kundër asnjërin vend kandidat për anëtarësim në BE”, por shtoi se “përparimi në negociata duhet të jetë në përputhje me rezultatet individuale që kanë arritur kandidatët për përmbushjen e kritereve”.
“Unë jam kundër të ashtuquajturës pako për të gjithë rajonin, sepse besoj se koncepti dhe vizioni i Presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker do të duhet të relativizohet. Serbia po zbaton reforma serioze, prandaj ne kemi një mbështetje në rrugën europiane dhe pres që BE-ja të njohë Serbinë si kandidatin e saj më serioz”, tha ajo./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...