Komisioni për kompensimin e viktimave të krimit i themeluar nga Ministria e Drejtësisë, ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar kërkesat për kompensimin e viktimave të krimit të parashtruara nga Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë të Viktimave e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Komisioni e ka aprovuar kërkesën për kompensim të viktimës së krimit të iniciuar nga Zyra e mbrojtësve të viktimave të rajonit të Prishtinës. Kërkesa është paraqitur për çrregullime të rënda të shëndetit mendor, shpenzime mjekësore dhe të hospitalizimit, si pasojë e veprave penale “trafikimi me njerëz”, nga neni 171 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 33 të Kodit Penal të Kosovës, dhe veprave penale “shërbime seksuale” të viktimës së trafikimit nga neni 231 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës, për të cilat janë shpallur fajtor dhe janë gjykuar të dënuarit që kanë kryer veprat penale të lartcekura.
Komisioni për kompensimin e viktimave të krimit, ka shqyrtuar kërkesën dhe ka gjetur se janë plotësuar kushtet ligjore për paraqitjen e saj, siç janë lloji i veprës
penale që është kryer ndaj viktimës, mos realizimi i kërkesës pronësore juridike nga i dënuari në procedurën penale dhe kushtet tjera formale e materiale të parapara me dispozitat e neneve 7 dhe 8 të Ligjit për kompensimin viktimave të krimit, si dhe dispozitat e neneve 4 paragrafi 2 dhe 15 të Udhëzimit Administrativ, për mënyrën e kompensimit përfshirë edhe llogaritjet e kompensimit për dëmtimet e shumëfishta.
Vlen të theksohet se gjatë vitit 2017 është kompensuar viktima e parë e krimit nga rajoni i Mitrovicës, e iniciuar nga Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë të Viktimave. Me këtë rast ka filluar për herë të parë implementimi në praktikë i Ligjit për kompensimin e viktimave të krimit./Arbresh.info
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...