Dëbora e madhe ka bllokuar rreth 13 mijë turistë në Zermatt, një nga vendet më të njohura në Zvicër për skijim.
Bora ka bllokuar të gjitha rrugët dhe trenin që çon tek resorti në kantonin jugor të Valis, i cili gjithashtu ka pësuar ndërprerje të rrymës elektrike, transmeton portali arbresh.info

“Janë rreth 13 mijë turistë në Zermat”, tha drejtoresha e stacionit të trenit Janine Imesch, duke paralajmëruar që arritjet dhe nisjet janë pezulluar për momentin.
Rruga kryesore është mbyllur që nga dje, ndërsa qarkullimi i trenit është ndaluar vetëm në mbrëmje, tha ajo.
Zermatt ka rreth 5,500 banorë dhe ka kapacitet të akomodojë 13,400 turistë nëpër hotele dhe apartamente me qira./Arbresh.info/

FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën